Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 20 vjeçar nga Kamza.
Policia bën me dije se po punohet për kapjen e Sh. P., 20 vjeç, banues në Kamëz, pasi akuzohet për “Vepra të turpshme”.
“Mësohet se, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ndaj tij.
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05. 12. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. P., vjeç 20, banues në Kamëz. Neni 108 i Kodit Penal.
Neni 108
Vepra të turpshme
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01. 03. 2012; shtuar paragrafët me ligjin nr. 144/2013, datë 02. 05. 2013)
Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, me të cilin autori ka marrëdhënie familjare, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Përfshirja e qëllimshme si dëshmitar, në veprime me natyrë seksuale, e një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo i një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Propozimi i bërë nga një i rritur, me çdo mjet ose formë, për të takuar një të mitur që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo një të mitur që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, me qëllim kryerjen e
ndonjërës nga veprat penale të parashikuara në këtë seksion apo në seksionin VIII të kreut II të këtij Kodi, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, njofton policia.
a.çupaj