Nga Ilirjan Blloshmi
Sot studentët protestuan për arsimin falas.
Kjo është një metodë komuniste, pasi në çdo vënd demokratik arsimi paguhet.
Kush thotë se ka bërë shkollën falas, gënjen.
A kanë të drejtë studentët të protestojnë? Absultisht po dhe po. Por jo për arsimin falas.
Secili prej nesh arsimohet në mënyrë individuale. Kur marrim diplomën është me emrin tonë, askush perveçse nesh nuk e përdor këtë diplomë.
Protesta e sotme kërkonte pak a shumë që: Shqiptarët, dhe ata që nuk shkojnë në shkollë, dhe ata që ikin në emigrim, të paguajnë për shkollimin e disa parazitëve që e duan çdo gjë falas.
Pra, me fjalë të tjera im atë duhet të paguajë takse shtesë, që një vlonjat të arsimohet.
Po pse duhet të ndodhë kjo!? Sepse e kërkojnë disa veta që nuk e kanë bërë bismilah punën.
Ministria e Arsimit duhet të ndjekë një politikë makro për të zgjedhur problemin.
Kurrësesi të pranojë që të universitetet të jenë falas. Një zgjidhje është pagimi i tarifës me këste.
Pra, nëse nuk ke fuqi ti pagush njëherësh, paguaj çdo muaj nga pak.
Një tjetër zgjidhje është: Ministria e Arsimit i shpërndane një fond çdo universiteti, më pas universiteti i shpërndane këto para në formë kredie, por pa interes për studentët.
E studentët kanë të drejtë ta shlyejnë gjatë kohës që janë në fakultet.