Edhe pse jemi në stinën e dimrit, moti vijon të sjellë surpriza.
Sipas parshikimeve të Meteoalb, dita e martë dhe mërkurë sjellin shtim të vranësirave në zonat malore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore.
E enjtja risjell kthjellimet dhe vranësirat kalimtare.
Temperaturat do të jenë relativisht të larta, më e ndjeshme kjo gjatë mesditës ku maksimumi në rang territori ngjitet në 21-22°C ndërsa minimumi në 2°C në zonat malore gjatë mëngjesit.
a.çupaj