“3 persona të maskuar mu afruan dhe nisën të më godisnin në kokë. Dhe bërtisnin ‘lekët, lekët, lekët”. Kështu deklaron Eduard Alushi, tregtari që ra sot pre e grabitjes më armë në zonën e Tregut Ushqimor në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 pranë Qytetit të Nxënësve. Teksa rrëfen minutat e tmerrit kur u përball me tre persona të maskuar, pronari i dyqanit pohon se ai ishte i pari që kishte hapur biznesin në treg.
“Kisha 5 minuta që kisha hapur dyqanin. Kur më thanë ‘lekët’, u thashë se ‘nuk kam’. Më morën 200 mijë lekë që kisha në sirtar për të kthyer kusur dhe 2 kuti me steka cigaresh, gjithsej 80. Më pas u larguan sërish në këmbë në brendësi të tregut. Pasi ikën ata kam shtypur alarmin dhe policia erdhi për 5 minuta”, tha Alushi. /BW/a.meta