Kristian Panuçi ka komentuar shortin e kualifikueseve të Europianit 2020 dhe për mediat turke, për përballjen me Turqinë në kualifikueset e Euro 2020. Pak muaj më parë, Shqipëria fitopi 2-3 në transfertë ndaj tyre në një miqësore. Panuçi është i bindur se, Turqia është përmirësuar dhe se do ta ketë të vështirë.
“Kemi rënë në një grup të vështirë. Mendoj se favorite është Franca dhe më pas Turqia, Shqipëria e Islanda do të luftojnë për vendin e dytë. Kam luajtur njëherë ndaj Turqisë dhe mendoj se Luçesku është një trajner shumë u suksesshëm dhe them se do të jetë një ekip ndryshe. E di që do të jetë ndeshje e vështirë.
Xhengiz Under? Të rinjtë e Turqisë janë të talentuar dhe mund të bëjnë një grup të mirë. Mendoj se Under është një lojtar mjaft i talentuar, që punon fort dhe është i suksesshëm”, u shpreh Panuçi. a.meta