Një fitore në derbi nuk shijon kurrë si gjithë të tjerat. Madje bëhet edhe më e ndjeshme kur vjen pas një përmbysjeje rezultati, brenda 45 minutave të dyta të takimit të luajtur pasditen e kësaj të premteje në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.
Por, vetëm pak më shumë përqëndërim nga ekipi vendas, që vetëm i tillë s’mund të quhet kur i luan ndeshjet në “strofullën” e “armikut” më të betuar në futboll, bëri që në fund të 90 minutëshit gjithçka t’u buzëqeshte pikërisht “të kuqve”.
Dy gola nga Hebaj në minutat 66 dhe 86 vendosën takimin e kësaj radhe, të disatin prej gati 5 vitesh që nuk lëshojnë terren ndaj bardhebluve të Tiranës, e për më tepër në këtë sezon që synojnë shumë. Me këtë 3-pikësh, Partizani shkëputet në krye të Superiores me 34 pikë, 4 më shumë sesa Skënderbeu ndjekës, por me një takim më shumë për të luajtur.
E sa për ironi të fatit, as një mace e zezë që i kishte prerë rrugën autobusit të futbollistëve të Partizanit nuk e ktheu fatin në anën e bardhebluve.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner, Skënder Gega.
Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka, Mauexhe, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu. Trajner Ardian Mema.