Open në TCH ia kushtoi debatin e së enjtes dualitetit çerekshekullor të datës së Çlirimit – 28 apo 29? – ngacmuar nga politika.
Në lidhje direkte qe dhe kryebashkiakja demokrate e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila mbronte qëndrimin se 29-ta e ‘44-ës ishte një “ditë e zezë” për qytetin e saj, pasi atë ditë kishin hyrë komunistët duke bërë shumë raprezalje.
Por në një moment, kur u pyet nëse ajo e nderoi 28-ën si datë Çlirimi – që siç tha Paskal Milo, lidershipi i PD-së e bënte rregullisht këtë gjë duke e respektuar luftën partizane – znj. Ademi tha se ajo kishte qenë te varri i Migjenit(!).
Bërësi i pyetjes, studiuesi Auron Tare, gjithashtu dhe Milo, reaguan me nënqeshje duke i thënë se Migjeni nuk ka qenë partizan.
Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës vijoi duke thënë se kish qenë aty ku preheshin të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë – pas këmbënguljes së Tares nëse kishte vendosur kurorë me datë 28 – e në përgjigjen e saj përmendi dhe të rënët e 2 Prillit, apo dhe Luigj Gurakuqin.
/b.d