Dy regjisorët Alti Basha dhe Laert Vasili të ftuar në Ora News, u përplasën në akuza të forta midis tyre.
Pjesë nga debati:
Vasili: Të shohësh me nihilizëm kryeministrin shqiptar në Kosovë dhe dy duar që bashkohen me një flamur dhe të thuash jo nuk duhet folur për bashkimin e trojeve, më fal…
Basha: Kush e tha këtë?
Vasili: Bashkimi i trojeve duhet të ishte bërë dje jo në 2025-n.
Basha:O ti patriot i madh, kush e tha që Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të bashkohen në 2025-n? Ajo që unë thashë ishte kjo, është propagandë pasi jemi dy shtete jo funksionale. Kemi probleme të mëdha ekonomike. Ne nuk njihemi ti thua bashkim kombëtar. E dini shumë mirë çfarë ndodh atje?
Vasili: Unë pashë festivalin mbarëkombëtar të teatrit, unë pashë trupa që erdhën nga Kosova.
Basha: Festivali mbarëkombëtar i teatrit është një tjetër akte propagande i qeverisë shqiptare.
/b.d