Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë ka mbledhur bashkë në një pritje shtetërore në Pallatin e Brigadave politikën por edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë të huaj. Pasi u ekzekutua himni shqiptar, ku mes të pranishmëve ishin Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij, Linda Rama, i pari që hapi fjalën ishte presidenti i Republikës. Gjatë fjalës së tij Meta tha se Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit.
“I nderuar kryetar i Kuvendit zoti Ruçi, kryeministër zoti Rama, ministra e deputetë, përfaqësi fetare. Jemi mbledhur për të festuar sot sëbashku, ditën e sakrificës. Është një ngjarje që na bën të ndihemi mirënjohës pa fund. Është një moment historik që na bashkon më shumë se kurrë në luftën e lirisë dhe sovranitetit. Historia dhe vepra e Skënderbeut është sa shqiptare por edhe europiane. Këtë ndjenjë e përjetova dhe në takimin me arbëreshët. Në këtë vit u bashkuan dy 28 nëntor të lavdishëm. Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit. Kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë. Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”, pohoi Meta.
ma.me