Ceremonia e dekorimit të ish-Presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiç ka mbledhur në Presidencë, ish-kryeministrin dhe ish-kreun e shtetit, Sali Berisha, kryetarin aktual të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ish-Presidentin, Bamir Topi dhe ish-kreu e shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Edhe në këtë takim, Presidenti Ilir Meta nuk i ka rezistuar “efektit Sali Berisha”, teksa në të gjitha fotot e realizuara nga LSA është parë duke qeshur me ish-aleatin e tij, të cilin e ka quajtur si “dobësia e tij”.
“Efektit Berisha” duket se nuk i ka shpëtuar as Gramoz Ruçi, që është fotografuar teksa ka shkëmbyer një bisedë me Berishën. Ndërkohë që dy fotot të tjera duket se ka buzëqeshur me argumentet e tij. /ma.me