Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar çështjet e vrasjeve dhe kriminalitetit në vend. Berisha thotë se vetëm në Shkodër bandat janë me 180 anëtarë, ndërkohë që në Vlorë ky numër shkon në mbi 400 anëtarë. Për ish-kryeministrin këto banda janë me lidhje dhe mbështetje të forta politike.
“Në Shkodër ka banda me 180 anëtarë. Në Vlorë bandat kanë më shumë se 400 anëtarë. Pse janë këta kaq të fuqishëm? Sepse ka mbështetje dhe lidhje politike. Hiqja mbështetjen dhe e shikojmë, nuk ka banditë trima. Hiqua mbështetjen dhe e shikojmë se si sillen ata”-u shpreh Berisha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.