Bayern Munich raportohet se po mendon akoma që ta bëjë trajner të ekipit, Arsene Wengerin.
Wengeri është pa punë që nga kjo verë kur u largua nga Arsenali pas 22 vjetësh, teksa ka përsëritur se nuk dëshiron të pensionohet.Bayerni, në anën tjetër, po përballet me rezultate të dobëta nën udhëheqjen e Niko Kovaçit.
Me nëntë pikë prapa liderit Dortmundi, Bayerni është vetëm i pesti në Bundesligë.Kovaçi pritet të largohet, ndërsa “Bild” raporton se kryesia e Bayernit ka nisur të mendojë për zëvendësim.
Emri i Wengerit është përmendur disa herë, me Bayernin që e konsideron serioz emrin e tij, përgatiti Koha. (b.an)