Prej afro një muaji reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ndodhet në burg, pasi u kap në dhomën e një hoteli me një vajzë 20-vjeçare, me lëndë narkotike dhe pistoletë.
Por pavarësisht kësaj, e fejuara e tij Kejsi, nuk e ka kursyer për asnjë moment mbështetjen ndaj tij. Vazhdimisht ajo publikon fotografi dhe video në mbështetje të tyre.
Këtë të diel, Kejsi ka publikuar një video ku ajo dhe Stresi shihen në shtrat.
Ajo ka ndarë kujtimet e bukura me partnerin e saj, ku teksa Stresi fle, ajo e mbulon me puthje, pamje të cilat mund ti shihni në videon më poshtë.
Stresi u arrestua në zonën e Linzës në Tiranë, pasi u gjet i zhveshur i shtrirë në krevatin e hotelit, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.
Ai u zu në befasi, ndërkohë që në dhomë është gjetur kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Ndërkohë reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.
Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
/b.d
Stresi në burg, Kejsi publikon videon e tyre në shtrat on Vidnews.