KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani.
Selmani ka rezultuar me probleme me pasurinë. Ai ka deklaruar 10 mijë dollarë të fituar nga bastet sportive, gjë e cila nuk ka bindur trupën e KPK-së.
Edhe ILDKPIK gjeti probleme me pasurinë e ish-kandidatit për kryeprokuror.
Pikëpyetje ka pasur edhe për profesionalizimin e Selmanit pasi ka rezultuar se hetimet e kryera prej tij kanë qenë të paplota.
Në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e masakrës me tre viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës.
Prokurori dha sqarime në lidhje me këto dy momente, duke pohuar se përsa i perket basteve sportive nuk i frekunton që prej 10 vitesh, ndërsa në lidhje me aftësite profesionale dha shembuj të hetimeve që ka bërë në vite, që nga hetimi për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, e deri te sherri në parlament i tre deputetëve./a.ç