Njërin nga ish këshilltarët e fushatës së Presidentit Donald Trump për politikën e jashtme, e kanë urdhëruar që të hënën të fillojë të kryejë dënimin me 14 ditë burg.George Papadopoulos, u dënua, ngaqë i kishte gënjyer hetuesit për rolin që kishte patur tek ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidencale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.Zoti Papadopoulos u përpoq ta shtynte kryerjen e dënimit të tij të shkurtër, ndërkohë që ishte në pritje të një vendimi gjykate që ai kishte apeluar. Ky vendim kishte të bënte me një rast të veçantë, lidhur me kushtetueshmërinë e emërimit të Prokurorit Special Robert Mueller, hetimi i të cilit mbi lidhjet e mundshme të ndihmësve të zotit Trump me Rusinë, e implikonte zotin Papadopulos.
Të dielën, Gjykatësi Judge Randolph Moss, e hodhi poshtë kërkesën e zotit Papadopoulos për ta vonuar kryerjen e dënimit me burg, duke argumentuar se kur ai kishte pranuar se i kishte gënjyer hetuesit, ai hiqte dorë automatikisht nga e drejta për ta apeluar marrëveshjen me prokurorin për të pranuar fajësinë. Pjesë e dënimit të dhënë nga Gjytatësi Moss, është edhe gjoba prej 9 mijë e 500 dollarësh dhe kryerja e 200 orëve punës së detyruar për komunitetin nga zoti Papadopulos.
Gjykatësi Moss po ashtu tha se dy gjykatës të tjerë e kishin miratuar kushtetueshmërinë e emërimit të zotit Mueller dhe shtoi se mbetet një mundësi tepër e vogël që kjo çështje të përmbyllet me një konkluzion të kundërt.
31-vjeçari Papadopoulos është një figurë relativisht e parëndësishme në hetimin 18 mujor të zotit Mueller. Ai e pranoi fajin që kishte gënjyer hetuesit në janar të vitit 2017, lidhur me numrin e kontakteve të tij me njerëz që kishin lidhje me Rusinë dhe kohën kur ato kishin ndodhur, përgatiti ”VoA”. (b.an)