Malta po dështon sërish në shpëtimin e migrantëve në det dhe po i dërgon në brigjet italiane, deklaroi sot ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.
”Një anije malteze ka abandonuar një varkë të madhe me rreth 200 migrantë në mes të Mesdheut duke e lënë t’i drejtohej Italisë”, theksoi Salvini.
“Valeta (kryeqyteti maltez – shën. i përkth.) ka marrë përsipër rolin e operacione të koordinuara të shpëtimit, por si zakonisht po i drejton migrantët nga vendi ynë”, shtoi ai.
Salvini, lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Lega, edhe më parë ka akuzuar Maltën për ikje ndaj përgjegjësive kur vjen puna për të ndaluar fluksin konstant të migrantëve nga Afrika e Veriut.
Po në atë kohë, ministri i Brendshëm maltez, Micheal Farrugia u përgjigj duke thënë se, nëse një anije migrantësh nuk ka probleme, atëhere patrullat malteze nuk mund të pengojnë vazhdimin e rrugëtimit të tyre drejt Italisë.
/b.d