Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë vendimin këtë të enjte për 63-vjeçarin, Bujar Kuçi, i akuzuar për vrasjen me thikë të djalit të vëllait të tij Mirsad Kuçi.
Ngjarja ndodhi më 23 shtator të vitit 2013, pas një konflikt të ashpër mes xhaxhait dhe nipit, në kuzhinën e të moshuarit.
Por ditën e djeshme Bujar Kuçi u shpall fajtor dhe u dënua me 30 vite burg.
Gjithçka nisi pas një sherri për qenin e të riut, pasi sipas të dyshuarit nipi e kishte qëlluar, ashtu sikundër edhe vëllai.
Ai tha se qeni që kishte blerë Mirsadi për të birin, iu merrte këpucët në oborr, ua dëmtonte dhe bënte rrëmujë në oborr.
Teksa me vëllanë nuk fliste prej vitesh, me Mirsadin thotë se nuk ka pasur probleme, ose të paktën deri kur blenë qenin.
Pasi janë kapur me fjalë 63-vjeçari pretendon se nipi dhe vëllai kanë nisur të godasin atë dhe të shoqen.
Në këto kushte ai pretendon se ka rrëmbyer një thikë në kuzhinë dhe ka qëlluar, duke vrarë nipin. Në asnjë moment, Bujar Kuçi nuk ka mohuar autorësinë, por thotë se gjithçka e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes.
/b.d