Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyre gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri.
Gjyqtari i cili kaloi me sukses vettingun është dhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Sipas raportit të sjellë nga ILDKPKI-ja, deklarimi i pasurive të Enton Dhimitrit është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ai ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë, nuk ka fshehje pasurie dhe nuk ndodhet në situatën e konfliktit të interesit. ILDKPKI-ja thotë se subjekti i rivlerësimit ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të hetimit.
a.ç