Dy prej njerëzve më gjigantë në planet do të përballen në një prej ndeshjeve më të mëdha të arteve marciale. Anglezi 2.08 metra i gjatë, Martyn Ford, përgatitet të përballet me iranianin 180 kilësh, Sajad Gharibi.
Edhe pse asnjëri nga të dy nuk ka përvojë si profesionist në MMA, ndeshja do të mundësohet nga organizata polake, KSË. Ndeshja pritet të mbahet vitin e ardhshëm.
Gharibi, i quajtur edhe Hulku iranian, ka përvojë në mundje, një sport që është shumë popullor në Iran, por mbetet fillestar në MMA.
Ndërsa Fordi, që është quajtur nga mediat si njeriu më i frikshëm në planet, vetëm për një nga vaktet e shumta që ha gjatë ditës, konsumon 20 të bardha vezësh, tre vezë të plota, 300 gramë djathë, salcë soje dhe vaj ulliri.
KSW, e themeluar në vitin 2004, ka një reputacion për organizime të tilla që quhen “çmenduri” nga dashamirësit e MMA, përgatiti Tch. (b.an)