Ditën e djeshme, përmes një komunikate zyrtare, klubi “Martina Calcio 1947” ka njoftuar se Fabiano Koluçi, pjesë e formacionit të skuadrës së Puljës, ka ndërruar jetë. Kufoma e të riut është gjetur në garazh nga vëllai i vogël, i thirrur nga kapiteni i skuadrës që po priste jashtë shtëpisë Fabianon. Në shenjë ngushëllimi ndeshja e ditës së ekipit nuk u luajt. Sipas hipotezave të para, djaloshi 19-vjeçar ka vuajtur ndarjen e prindërve disa kohë më parë dhe mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje. /ma.me