Shqipëria është pushtuar nga tifozët skocez dhe kjo nuk ka nevojë për shkencë të madhe që të kuptohet. Mjafton një xhiro nëpër rrugët e Tiranës e sidomos në Shkodër, për të parë burrat me fustanet e tyre tradicionale dhe me birra në duar.
Gjatë ditës së sotme, është raportuar që numri i tifozëve që do të jenë në stadium, do të jetë diku te 1500 tifozë, ndërkohë që vetë Federata Skoceze e Futbollit, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, njofton se numri i tyre ka kaluar çdo parashikim.
Sonte në Shkodër, pritet që në stadium të jenë më shumë se 2 mijë tifozë të cilët pritet që të mbështesin skuadrën e tyre në rrugëtimin drejt Europianit, pasi një fitore e mundshme, do të ishte një hap i sigurt drejt vendit të parë.
Kurrë më parë, nuk ka pasur kaq shumë tifozë kundërshtarë në Shqipëri që nga koha, kur kuqezinjtë luanin ndaj Anglisë dhe shifrat ishin pak a shumë të njëjta. /ma.me