Futbollisti i famshëm Lionel Messi së bashku me bashkëshorten, Antonella dhe tre fëmijët, Thiago, Mateo e Ciro janë me pushime në Dubai.
Duke përfituar nga ndërprerja e Ligës dhe mungesës së tij me ekipin argjentinas, lojtari i Barcelonës ka vendosur që të shëtisë me familjen e tij. Ndër të tjera ai ka vizituar edhe restorantin e famshëm “Salt Bae”.
Por e veçanta është se Messi u takua në restorant me futbollistin e njohur, Paul Pogba, edhe ai me pushime në Dubai. Ata të dy janë parë duke biseduar me njëri-tjetrin si dhe janë fotografuar bashkë.
Atje, Leo dhe Pogba guxuan që ta kripnin mishin ashtu si kuzhinieri i famshëm turk Nusret Goke. Arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së ushqimit është mjaft i veçantë dhe ka bërë xhiron e rrjetit, prandaj edhe Messi e Pogba donin ta provonin atë. (Panorama)