Pas Bledar Devollit dhe Klodian Duros, Ernest Gjoka emërohet trajner i ri i ekipit të Kamzës. Tre trajnerë në 13 javë kampionat janë shumë, por mungesa e rezultateve dhe ecuria negative në javët e fundit i detyron drejtuesit e Kamzës të provojnë dhe “kartën” Gjoka.
Ish-trajneri i Vllaznisë dhe Kukësit merr në këtë mënyrë drejtimin e ekipit të Kamzës, një mision aspak i lehtë për vetë pozitat ku ndodhet ekipit, i parafundit në tabelën e klasifikimit. Klubi i Kamzës ka bërë publik vendimin me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.