Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka publikuar një video ku shihet segmenti i përfunduar i projektit “Unaza e madhe”. Përmes një postimi në Facebook, Gjiknuri ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij, rrugën e përfunduar nga “Komuna e Parisit”, tek “Shkolla Teknologjike”.
“Segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli ynë për Tiranën e së ardhmes. Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja.
Pronarët shpronësohen 100%. Ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale,”- shkruan Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë krahas videos. /ma.me