Akuzoi paraardhësin, i zuri vendin, ndenji dy javë në detyrë dhe dha dorëheqjen pikërisht sot.
Bëhet fjalë për Taulant Mukën, që zëvendësoi Ervin Demon pasi e akuzoi se kishte bërë plagjiaturë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.
Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.
Arsyet e dorëheqjes së sotme Muka i shpjegon në një letër drejtuar Edi Ramës dhe Lindita Nikollës.
“I nderuar z. Kryeministër,
Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë” – thuhet në letrën e Mukës.
JavaNews/b.d