Nëntoka e detit Jon vijon të lëkundet nga tërmetet që janë aktive prej disa ditësh.
Sot janë regjistruar 4 tërmete me epiqendër në detin Jon në një thellësi 10 kilometra nën tokë.
Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4.9, i dyti 4.7, i treti 3.9 dhe tërmeti i katërt me magnitudë 4.4. Lëkundjet sizmike janë ndjerë kryesisht në Greqi.
Nga tërmetet nuk ka raportime për dëme materiale dhe as për persona të lënduar.
/b.d