Gramoz Ruçi i ka dhënë një tjetër pamje Kuvendit të Shqipërisë, duke zbatuar me rigorozitet rregulloren. Kur bëhet fjalë për ligjin, Ruçi nuk pyet as për të djathtë dhe as për të majtë. Gjatë seancës së sotme plenare, kryeparlamentari nuk lejoi deputetin socialist Fino të bëjë një pyetje nga vendi, jashtë radhës
Fino: A mund të bëj një pyetje
Ruçi: Jo, jashtë rregullores nuk të lejoj
Fino: Jo?
Ruçi: Nuk lejoj te shkelet rregullorja
Kujtojmë se në kohen kur kuvendi drejtohej nga Meta, rregullorja nuk respektohej dhe deputetet flisnin nga vendi, ku spikat rasti i Berishës, i cili ndërhynte radhe e pa radhë.
Kuvendi po zhvillon sot seancën plenare ku do të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme. Opozita ashtu sic pritej nuk eshte e pranishme ne salle, pasi vijon bojkotin qe prej nisjes se sesionit.
Javanews/a.ç