Eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashërit, mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
Në një ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Shkencave, të afërm, personalitete të botës akademike, kulturës dhe politikës zhvilluan për më shumë se dy orë homazhe në nderim të tij.
Më pas arkivoli me eshtrat e Mid’hat Frashërit u drejtua drejt varrezave monumentale të vëllezërve Frashëri ku edhe do të prehet.
Eshtrat e tij do te prehen pranë vëllezërve Frashëri tek Liqeni Artificial, pasi ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut, Naimit dhe djali i Abdylit.
Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore./a.ç