Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, i cili hyri në histori me kuqezinjtë me kualifikimin historik për në Europianin e 2016-ës në Francë, i është rikthyer përvojës së tij shqiptare, këtë herë duke zbuluar disa sekrete me doza humori.
De Biazi ishte i ftuar në ceremoninë e dhënies së çmimit “Panchina d’oro”(stoli i artë) në Koverçiano, në krah të emrave të mëdhenj të trajningut italian, si Fabio Kapelo, Karlo Ançeloti, Roberto Mançini, Masimiliano Alegri (fitues i çmimit), Luçiano Spaleti etj.
Për disa momente ai i ka bërë të gjithë të qeshin me përvojën e tij shqiptare.
Kur është pyetur për ndryshimet në përvojat e tij jashtë Italisë, De Biazi ka treguar:
“Në vendin ku kam punuar unë, ushqehen në mënyrë të ekzagjeruar, me disa pjata të çuditshme, të rënda.
Atje e përjetojnë futbollin në mënyrë më të këndshme.
Ndryshim tjetër është se autobusi i ekipit ishte si një diskotekë, ku muzika dëgjohej me volumin në maksimum.
Muzikën e zgjidhte personi që kujdeset për bazën materiale.
Edhe kur t’i e ulje volumin, ai e ngrinte sërish”.
De Biazi, që ka punuar edhe në Spanjë me Levanten dhe Alaveshin, në fakt nuk ka përmendur emra konkretë, por me siguri i referohej Shqipërisë dhe…Tosit.
Ky i fundit, Fatos Kademi, punëtori i bazës materiale në Kombëtare, njihet nga të gjithë për atmosferën që krijon me këngët e tij të tipit tallava.
Shpesh lojtarë të ndryshëm të Kombëtares kanë postuar video të Tosit këngëtar ,veçanërisht pas ndonjë fitoreje, ku adrenalina ka qenë në maksimum.
Xhani De Biazi ka marrë edhe nështetësinë shqiptare. Me të në krye, Kombëtarja kuqezi kashënuar kulmin e saj./a.ç