Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha në një postim në faqen e Facebook ka zbardhur disa nga prapaskenat, që sipas saj çuan në anulimin e konkursit të oficerëve të policisë të cilët konkurruan në datën 7 nëntor për gradën e “Komisarit”. Ky konkurs u shpall i pavlefshëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu me pretendimin se testi i provimit është kopjuar nga policët.
Por gazetarja Hoxha në një postim të saj, hedh hije dyshimi se testimi u anulua për shkak se: “Mos valle nuk fituan edhe ca qe duhet ta fitonin…? Për cfarë arsyesh komisaret ne tentative do te rikthehen ne provim pa patur asnje rast flagrant?”. Sipas saj testimet u korrigjuan nga pajisja teknologjike, e cila nuk njeh mik.
“Provimi për gradën komisar u dha në Akademinë e Sigurisë në datën 7 nëntor. Pyetjet ishin me alternativa. Korrigjimi u bë nga ai “maskarai” qe nuk njeh miq – scantroni. Në orën 15 brenda të njëjtës ditë, pas kontrollit me ate pajisjen e ftohte , u konsideruan fitues të gradës komisar 176 policë, qe do ti nenshtroheshin me tej fazes se dyte te testimit”, shkruan Hoxha .
“Ka të drejtë ta them këtë përsa kohë , provimi u anullua nje jave larg dates reale te provimit. Mos valle nuk fituan edhe ca qe duhet ta fitonin…? Për cfarë arsyesh komisaret ne tentative do te rikthehen ne provim pa patur asnje rast flagrant ? Ne qofte mungese transparence, cfare quhet transparence ne polici , apo duhet edhe ata qe humben te paradinin pergjigjjet? Sepse në qoftë kjo dëshirë për tejdukshmëri provimi, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe për provimin tjetër për gradën e kryekomisarit dhene oret e fundit. Mos i vrisni policet, ata qe e duan uniformen. Ne mendofshi ndonjehere edhe per ne te tjeret, ju lutem, ne kemi nevoje per nje polici te shendetshme, dhe jo per “hajdute” te salduar qe qokezohen me grada te pamerituara”, shkuan ajo.
Shkrimi i plotë i gazetares Anila Hoxha:
Komisari i pa mik dhe kryekomisari i salduar….
Polici dhe specialisti në Policinë e Shtetit, Arber Alimadhi mori pikët maksimale në provimin për gradën e komisarit. Po me forcat e saj, në vendin e dytë scantroni nxori policen Jonida Babameta , prej më tepër se 15 viteve pjesë e Policisë së Shtetit dhe në vend të tretë Lindita Lushaku ,shefe sektori në seksionin e të miturve * gjithashtu bashkëshortja e ish këshilltarit të ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa*.
Do doja ti përmendja të gjithë djemtë dhe vajzat që fituan fazen e pare te provimit
per komisar . Por që sot u fyen nga një anullim I paprededentë I provimit , pas të cilit ishin një hap larg vendosjes mbi supe të gradës komisar. Sepse paskërka dyshime se qenkërka kopjuar.
Do doja ti përmendja një më një secilin prej tyre, për tju thënë ca të tjerëve*
Zot fali se nuk dinë cbëjnë, mirë që nuk ju japin gradën që fituat, por ju bëjnë edhe pis*.
Specialistë e njerez të palodhur , te perkushtuar në polici që sic duket nuk po vjen ora juaj. … Ju që fituat gradën komisar në fazën e parë të provimit, por u çgraduat pa u graduar, ende pa hyre ne fazen tjeter te provimit.
Ndjesë.. Ti i trajnuari nga ambasada amerikane dhe qe je mes më të mirëve sikurse agjenti i antiterrorit Sami Muja , Elvis Shehu, Bashkim Lamnica. Shumë vite në polici dhe me siguri tani ndjen zhgënjim. Ti Ervin Peci , Osman Fucia i seksionit të vrasjeve. Ti , Mentor Cuku vëllai I komisarit të vrarë Artan Cuku. Ti , Erion Dani I komisariatit 4, dhe ti Indrit Doda. Apo ti policja e shkelqyer Ornela Zhivani dhe Alida Peza.. Sepse nuk ka ardhur koha juaj, kapni një mik ,kapni një xhaketë për cepi.. sepse nuk ngre peshë që ju fituat pikët maksimale. Nëse do kishe një mik, mund te ta kishim injektuar gradën për shkak të pozicionit. Tek e fundit policia ështe e depolitizuar, por si mund te synosh te behesh komisat, ti i pa mik ?
Çfarë nuk u tha….
Provimi për gradën komisar u dha në Akademinë e Sigurisë në datën 7 nëntor. Pyetjet ishin me alternativa. Korrigjimi u bë nga ai “maskarai” qe nuk njeh miq – scantroni. Në orën 15 brenda të njëjtës ditë, pas kontrollit me ate pajisjen e ftohte , u konsideruan fitues të gradës komisar 176 policë, qe do ti nenshtroheshin me tej fazes se dyte te testimit .
Nga 470 që konkurruan, në fakt duhet të fitonin 189 për shkak të nevojës qe ka policia për komisarë. Provimi u mbikëqyr nga misioni Pameca, SHCBA, Drejtoria e standarteve dhe madje ishte I pranishëm edhe vetë numri një I policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Askush nuk u kap duke kopjuar. As qe u shtrua si problem I tille. As qe u ngrit si shqetesim derisa u shpallën pikët. Pas orës 15 plasën ankesat. Cfare ndodhie flagrante ndodhi qe penalizoi gjithe te tjeret me kaq vonese ? Sepse ndryshe nga cdo provim tjetër, si rrallë ndonjëherë në këtë provim kishin fituar specialistët, kishin fituar jomiqte ndoshta.
Ka të drejtë ta them këtë përsa kohë , provimi u anullua nje jave larg dates reale te provimit. Mos valle nuk fituan edhe ca qe duhet ta fitonin…? Për cfarë arsyesh komisaret ne tentative do te rikthehen ne provim pa patur asnje rast flagrant ? Ne qofte mungese transparence, cfare quhet transparence ne polici , apo duhet edhe ata qe humben te paradinin pergjigjjet? Sepse në qoftë kjo dëshirë për tejdukshmëri provimi, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe për provimin tjetër për gradën e kryekomisarit dhene oret e fundit. Mos i vrisni policet, ata qe e duan uniformen. Ne mendofshi ndonjehere edhe per ne te tjeret, ju lutem, ne kemi nevoje per nje polici te shendetshme, dhe jo per “hajdute” te salduar qe qokezohen me grada te pamerituara
ma.me