Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e nisi të martën duke sulmuar në një breshëri “twitter” në Twitter homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe vetë shtetin e Francës për humbjet historike në luftërat botërore përballë Gjermanis, teksa me tallje tha se në Paris nisën të mësonin gjermanisht derisa erdhi t’i shpëtonte SHBA-ja nga gjermanët.
Tallja dhe ofendimet e Trump ndaj Francës janë kritikuar gjerësisht në Tëitter, teksa kë shpërthyer një revoltë ndaj tij me shumë përdorues që i kanë dhënë një leksion të vërtetë historie Presidentit amerikan, duke i kujtuar se Franca luajti një rol vendimtar në Revolucionin Amerikan.
Ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt shpejt u kthye kundër Trump, duke thënë se “pa paratë franceze, SHBA-ja nuk do të ekzistonte si shtet”, pasi Franca financoi Revolucionin Amerikan.“Ata madje ju dhanë Statujën e Lirisë për të festuar këtë”, shtoi ai në Tëitter, duke iu referuar faktit se statuja ishte një dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga Franca për të përkujtuar aleancën historike.
Të tjerë njerëz gjithashtu i kujtuan Trump rrjedhën e historisë. Ndërsa disa e cilësuan Trumpin si një “luftëtar të fshehur pas tastierës”, pasi Presidenti i SHBA priti kthimin në Uashington para se të sulmonte Macronin personalisht, në vend që t’i tregonte atij në sy se çfarë mendonte teksa i qëndroi përkrah në Paris, përcjell Shqip.
Zemërimi i Trump ndaj Macron u nxit kur presidenti francez hodhi idenë për krijimin e një ushtrie evropiane për të mbrojtur veten në vend që të “mbështetet vetëm te Shtetet e Bashkuara”, një sugjerim ky që Trump e cilëso “shumë fyes”. (b.an)