Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi të hënën, në mesin e debatit për formimin e një “ushtrie europiane”, kundër çdo fortifikimi të mundshëm të mbrojtjes së Europës në dëm të Aleancës Atlantike.
I përgëzoj përpjekjet e zgjeruara të Bashkimit Evropian në aspektin e mbrojtjes pasi është gjë e mirë nëse aleatët europianë kanë më shumë kapacitet, nëse punojnë më ngushtë së bashku”, deklaroi norvegjezi gjatë Forumit të NATO-Industri në Berlin.
”Ajo që ne nuk mirëpresim është që BE-ja të nisë të zhvillojë struktura të dyfishta’’, paralajmëroi drejtuesi i NATO-s, përgatiti Express. (b.an)