Anija më e madhe në botë niset drejt Amerikës.“Symphony of the Seas” e Royal Caribbean kushtoi 1.35 miliardë dollarë për tu ndërtuar dhe është 365 metra e gjatë si edhe mund të mbajë më shumë se 6.600 pasagjerë.
Imazhet e publikuara tregojnë anijen madhështore në portin e Miamit gjatë natës.Symphony do të qëndrojë gjatë gjithë vitit në PortMiami duke filluar nga ky muaj. Anija mbërriti në qytet të premten pas një udhëtimi 12-ditor nga Barcelona.
Symphony of the Seas është anija e 25-të në flotën e Royal Caribbean dhe u lansua për herë të parë në mars ndërsa bëri lundrimin e parë më pasagjerë në prill, përgatiti Koha. (b.an)