Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, të martën, deklaroi se falë një dispozite ligjore anëtarët e Cosa Nostra-s u dënuan dhe po vuajnë një dënim të përjetshëm në Itali dhe ky është neni i fashmshëm 41 bis, të cilin e ka hedhur në tryezë edhe qeveria shqiptare.
Soreca deklaroi në ‘Opinion’ se ky ligj ka qenë një element thelbësor për të ndërprerë komunikimin ndërmjet atyre që ishin ende bosë brenda burgjeve dhe atyre që ishin jashtë.
“Duke e bërë këtë, njerëz si Toto Riina, apo të tjerë, u izoluan plotësisht dhe nuk kanë mundur më t’u komunikonin urdhra, apo strategji, njerëzve jashtë“,-u shpreh ambasadori.
Fevziu: Kush i vrau Falcone-n dhe Borselinon?
Ambasadori: Kjo është pjesë e historisë tashmë. Janë anëtarët e Cosa Nostra-s në Sicili që tani janë dënuar të gjithë dhe po kalojnë dënimin e përjetshëm në Itali falë një dispozite, neni i famshëm 41bis, të cilin e ka hedhur në tryezë qeveria shqiptare..
Fevziu: Për disa njerëz neni 41 është shumë i çuditshëm, për të tjerë është e vetmja mënyrë për të dënuar kriminelët. Cili është mendimi juaj për 41 bis? Më falni, po shpjegoja 41 bis.
Ambasadori: Edhe një herë, përvoja ka treguar, dhe unë përvojë kam, se neni 41bis, ka qenë, mes mjeteve të tjera, një element thelbësor për të ndërprerë komunikimin ndërmjet atyre që ishin ende bosë brenda burgjeve dhe atyre që ishin jashtë. Duke e bërë këtë, njerëz si Toto Riina, apo të tjerë, u izoluan plotësisht dhe nuk kanë mundur më t’u komunikonin urdhra, apo strategji, njerëzve jashtë.
Fevziu: Nuk e di nëse e dëgjuat, dy-tri javë më parë kryeministri i Shqipërisë foli për sms që vinin nga burgjet e Shqipërisë përmes anëtarëve të Parlamentit, duke i frikësuar ata për ligjin.
Ambasadori: E dëgjova që e përmendi këtë, po ja pse e mbështes plotësisht nismën e marrë nga Ministria e Drejtësisë për të perfshire nenin 41 në draftin e fundit,që me sa di unë,do të diskutohet së shpejti.
a.ç