Pak ditë pasi kërkoi që Ministria e Brendshme të jetë plotësisht funksionale, Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, tha se Brukseli pret emërimin e Ministrit të Brendshëm.
Gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Soreca foli edhe për debatin mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për emrin e Sandër Lleshajt, i cili aktualisht po e drejton këtë ministri nga posti i zv/ministrit.
“Është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë sëbashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Ambasadori ka kerkuar nje minister ne krye te MPB
“Ministri e Brendshme plotësisht funksionale do të thotë që ministria duhet ë jetë e aftë të ketë titullarin e vet sa me shpejt. Ne presim që Ministri i Brendshëm të emërohet së shpejti dhe kjo është ajo që ne nënkuptojmë me ministri plotësisht funksionale. Por Kemi diskutime mes Presidentit dhe Kryeministrit dhe në këto momente Zoti Ambasador, është çmenduri sepse ne nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese, është e paimagjinueshme. Unë i ndjek vërtetë nga afër zhvillimet në vend. E shoh që Kryeministri dhe Presidenti po diskutojnë me njëri-tjetrin. Mendoj se është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë sëbashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është synimi ynë, ky është objektivi i BE.”, tha ambasadori
a.ç