Historiani Paskal Milo tha se e vlerëson Frashërin, si njeri i kulturës dhe shkencës shqiptare, por ai është mes tyre që besojnë se Mid’hati ka përçarë shqiptarët.
I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, Milo tha se “është një e drejtë e gjithësecilit të prehet në vendin e vet. Por nuk mund të shtrembërohet e vërteta historike”.
”Ajo që na bashkon në këtë debat është figura e Midhat Frashërit si njeri i kulturës e shkencës shqiptare. Ajo që na ndan është çështja e interpretimit të qëndrimeve të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Është një e drejtë e gjithësecilit të prehet në vendin e vet.
Por nuk mund të shtrembërohet e vërteta historike. Unë do shkoj në ceremoni dhe do respektoj veprën e Midhat Frashërit si njeri i kulturës, ish-diplomat, shkencëtar, si albanolog, që na ka lënë pasuri të çmuara për albanologjinë. E respektoj nga kjo pikëpamje dhe nga këto vlera, por unë nuk do të shkoj nesër në rast se Frashëri do kthehej vetëm si kryetar i Ballit Kombëtar.Do mbetet vlerë në ato fusha ku ka kontribuar për shqiptarët, por jo për një vepër që i ka përçarë shqiptarët, i ka vënë kundër njëri tjetrit,” tha Milo.
a.ç