Kryeministri Edi Rama ka komentuar dënimin me 14 vite burg që u dha sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin. Kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje opozitës, që e akuzon se Shullazi ka lidhje me qeverinë e tij.
“U fol për Shullazin, as emrin nuk ia kam përmendur, dhe sot ai dënohet 14 vjet. Tani këtë person e krijoi PS? E krijova unë? Apo ishte i kudondodhur? Kush e arrestoi”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në emisionin Repolitix.
Gjykata dënoi sot me 55 vite burg në total bandën e Emiljano Shullazit. Procesi gjyqësor ndaj tij zgjati plot 2 vite. Presion të madh për arrestimin e Shullazit dy vite më parë ka bërë edhe ambasadori amerikan në atë kohë, Donald Lu.
a.ç