Kryeministri Edi Rama ka folur për të ashtuquajturën lojë shahu me Met♪7n. I pyetur nga gazetarët sesi u ezaurua loja? ju morët kreun e SHISH, ai propozoi Vitore Tushën?, Rama deklaroi se me shah nënkupton që asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën.
“Së pari të sqarojmë çfarë nënkuptoj unë me shah. Unë kuptoj që asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën. Është një proces që ka një ndërveprim. Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm”, tha Rama
Rama theksoi se prej së shtunës, Rama ka dale nga roli konstruktiv
“Nuk hyj tek njerëzit që i heqin vetes luftëra, e kam thënë dhe herë tjetër. Meta deri të shtunën, ka qenë president i barazpeshuar, dhe i matur. Për hir të së vërtetës, pavarësisht nga ajo që thuhet, presidenti ka luajtur rolin e tij me korrektesë. Absolutisht, në bisedën me mua s’ka patur asnjë shije, as lagu pazari, asnjë arsye të ububushme. Arsyeja s’ka qenë fare arsye që mund të shqetësojë kombin, mua më është dukur “si ka mundësi”. Nëse do e tregoj, shkel etikën. Në krahasim me arsyen që ka dhënë tani është e parëndësishme. Pse s’foli, pse nuk bëri pyetje, këtë unë nuk e di. Jam përpjekur të kuptoj atë ditë arsyet, ajo që më tha s’mu duk arsye”, tha Rama
Javanews/a.ç