Bulevardi ‘Zogu i Parë’ në kryeqytet pritet që të kthehet në një rrugë ku do të ketë vetëm dyqane. Projektin e ri e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ditën e djeshme gjatë prezantimit të buxhetit në njësinë numër 9 në kryeqytet.
“Një tjetër lajm fantastik për njësinë është projekti për transformimin e Bulevardit “Zogu I”, në një zonë të dedikuar për turistët.
Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri.
Për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri”, tha Veliaj.
ma.me