Një ngjarje e rëndë raportohet nga Selenica ndërsa mësohet se është vrarë shtetasi Fatmir Hodaj.
Viktima, 64-vjeç, është qëlluar me armë gjahu.
Mësohet se Hodaj mbante detyrën e kryetarit të njësisë administrative Kotë, në Bashkinë Selenicë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal ndërsa autori dyshohet të jetë Admir Delaj, 43 vjeç.
Policia ka arritur ta prangosë Delajn dhe po heton shkaqet e krimit të rëndë.
Në gusht të këtij viti Selenica u trondit nga një masakër e padëgjuar, teksa Ridvan Zykaj vrau 8 familjarë të tij.
Njoftimi paraprak i policisë
Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.
/b.d