Partizani rimmer vendin e parë në kampionat pasi fitoi me rezultatin 1-2 kundër Kastriotit.
Dy golat vendimtar të ndeshjes u shënuan nga Jurgen Bardhi që arriti të mposhte dy herë portierin kundërshtar.
Nga krahu tjetër, goli i vetëm për Kastriotin u shënua nga Roger. Takimi ishte i një niveli mesatar dhe pati ritëm vetëm në pjesën e parë, në të dytën ra tempi i lojës.
Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme në sfidën e zhvilluar në “Selman Stermasi” përballë skuadrës kampione të Shqipërisë, Skënderbeu.
Kurbinasit fituan me meritë përballë korçarëve me rezultatin e pastër 2-0 duke dhuruar një 90-minutësh mjaft të bukur.
Autorët e golave të fitores për skuadrën e Laçit ishin Shtubina që vijon formën e tij spektakolare me fanellën bardhezi dhe Gjoni që vulosi shifrat në 2-0.
Me këtë tre pikësh Laçi renditet në vendin e tretë në renditje me 22-pikë, ndërsa Skënderbeu zbret në vendin e dytë me 26-pikë – pasi skuadra që ngjitet në vend të parë është Partizani.
a.ç