Ambasadori i BE Luigi Soreca, ka reaguar lidhur me operacionet ndaj krimit të organizuar në një kohë kur në Kuvendin e Shqipërisë po votohej për shkarkimin e ministrit në ikje Fatmir Xhafaj.
Soreca shprehet se Ministria e Brendshme është plotësisht funksionale dhe në gjendje të luftojë me forcë krimin,
“Muajt e fundit Policia e Shtetit shqiptar ka ndërmarrë operacione të rëndësishme #policore kundër krimit të organizuar.
Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër #krimittëorganizuar është thelbësore për Shqipërine në rrugën e saj drejt BE”, shkruan Soreca.
Kujtojjmë që qeveria vendosi me vendim të Këshillit të Ministrave, emërimin e Sandër Lleshit në postin e zëvendës ministrit të Brendshëm, me të gjitha kompetencat e ministrit.
a.ç