Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend gjatë seancës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar edhe dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo. Dekretimin e Bendos nga Meta pas plot një viti, Rama e ka lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Brendshëm të emëruar nga vetë ai, Sandër Lleshin.
“Nuk e kam humbur besimin se presidentin nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit mbi Lleshin. Ashtu sikur nuk e kisha humbur për drejtorin e SHISH. Realisht çdo reflektim pozitiv është për t’u përshëndetur, aq më tepër Presidenti i Republikës. E përshëndes dekretin dhe e uroj kreun e ri të SHISH, për të filluar reformimin e thellë të institucionit”, tha Rama
a.ç