Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e djeshme kërkesën zyrtare nga familjarët e Konstandinos Kaçifas për tërheqjen e trupin nga morgu. Së bashku me trupin, ditën e sotme avokatit të 35-vjeçarit, Efthimios Navridis, do t’i dorëzohet edhe një kopje e Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’ua lënë më pas familjarëve.
Mediat greke shkruajnë se drejt Shqipërisë, ditën e sotme, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij. Për këtë arsye, në zonë do të ketë prani të shtuar të policisë për të shmangur çdo incident apo tension edhe të importuar nga grupe ekstremiste apo radikale që do të vijnë nga jashtë.
Trupi i Kaçifas, u kërkua nga i ati i tij tre ditë pas vdekjes pasi hoqën dorë nga ekspertiza paralele mbi çështjen. Kërkesa e bërë nga i ati, Jani u dorëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Kaçifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por avokati i familjes, i cili e pa trupin u shpreh se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg.
Aktualisht trupi i Kaçifa ndodhet prej 10 ditësh në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes nga hetimet e kryera në Gjirokastër. Trupi i riut u kqyr edhe nga autoritetet greke, të cilat u kërkuan nga vetë familja.
ma.me