Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas një viti ka dekretuar në postin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendon. Ai u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë post pas largimit të Visho Ajazi Likës ambasador në NATO.
Por prej tetorit të vitit 2017 dekreti ishte në Presidencë, ndërsa Ilir Meta ka vendosur që sot, në kulmin e debateve për refuzimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm të dekretojë Bendon në krye të SHISH. Ky duket se eshte nje hap pas nga Meta per nje krize te paprecedente kushtetuese qe ai vete ka shkaktuar duke refuzuar te zbatoje detyrimin kushtetues per te dekretuar ministrin e Brendshem Sander Lleshi.
KUSH ËSHTË KREU I SHISH
Helidon Bendo është pasuesi i Visho Ajazi Likës në krye të SHISH. Helidon Bendo ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të SHISH, i emëruar në prill të vitit 2016 me dekret të ish-presidentit Bujar Nishani. Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH. Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Helidon Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA. Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.
ma.me/javanews,al