Sot është dita e fundit e Fatmir Xhafajt në detyrën e Ministrit të Brendshëm. Ai u paraqit në zyrë në orën 11:05 minuta.
I shmangu gazetarët e shumtë që i kërkuan të komentonte përplasjen që krijoi emërimi i pasuesit të tij mes qeverisë dhe presidencës, por citoi shkurtimisht një shprehje të përdorur për këtë çështje nga Kryeministri Rama:
“Lojë Shahu është. Asnjë koment.” – tha Xhafaj mëngjesin e sotëm.
Të martën pritet që Kuvendi të votojë largimin e tij ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme do të drejtohet nga Sandër Lleshi nën cilësinë e Zëvendësministrit.
/b.d