Nga Brizida Gjikondi/
E quaj me emër pasi presidenti i Republikës, asnjëherë nuk do e humbte Kushtetutën e vëndit të tij, asnjëherë nuk do vinte interesat e ngushta mbi ato kombëtare.
Ilir Meta prej një viti nuk dekreton drejtuesin kombëtar të SHISH, duke përfituar nga boshllëku i afatit dekretues me procedurë.
Tashmë të njëjtën gjë kërkon të bëjë me ministrin e Brëndshëm, pasi atij nuk i bëhet vonë nësë Shqipëria është anetar i NATO-s, nuk i bëhet vonë për aspiratat për integrimin në Bashkimin Europian, nuk i bëhet vonë nëse me Greqinë pikërisht tani jemi në një situatë delikate ku dinjiteti kombetar i forcave të rendit është primar.
Nuk i bëhet vonë që pikërisht tani ndërkohë që është ndërmarë reforma në drejtësi dhe goditja qoftë politike e bandave kriminale është në zhvillim e sipër.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtuesi i SHISH janë dy ndër emërimet që Ilir Meta nuk i lëshon aq kollaj, i duhen, sidomos politikisht, dhe jo kombëtarisht.
Pasi në rast se vërtet Ilir Meta do e vishte seriozisht kostumin e presidentit të Republikës, të atij që garanton unitetin e popullit dhe respektimin më elementar të të drejtave, grevën e tij të urisë së 21 prillit 2008 nuk do e hidhte dëm, nuk do hypte maleve dhe këndonte drekave, por do garantonte shkallmimin e këtij sistemi mafioz zgjedhor, me lista të mbyllura ndaj mafioz, nuk do shprehej me fjalor rruge për një ish- ministër sado mëkatar të ishte ose jo ky, sidomos pa vendim gjyqësor të formës së prerë, sepse presidenti është model, është shëmbull, është frymë progresive, jo instikr shtazarak përcarës dhe luftënxitës.