Një grua 59-vjeçare nga fshati Ferras është shpallur e zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme. Bëhet fjalë për Shaqe Nexhipin, nënë e dy fëmijëve, e cila është e paralizuar dhe lëviz vetëm me ndihmën e karrocës është larguar nga shtëpia ditën e djeshme rreth orës 19:00.
Sipas familjarëve, dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat. Ka qenë bashkëshorti i 59 vjeçares, ai që ka njoftuar fillimisht policinë, por nga ky njoftim ka shkuar në shtëpi vetëm inspektori i zonës.
Deputeti i zonës Luan Baçi, është shprehur për Report Tv se është njoftuar policia e Fierit dhe Policia e Shtetit, por deri tani nuk është dërguar asnjë polumbar apo persona të specializuar për nxjerrjen e trupit të gruas nga lumi. Kanë qënë banorët e fshatit ata që e kanë kërkuar trupin e gruas së humbur përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa por pa sukses.
ma.me