Mesfushori italian, Marco Verrati ka kaluar mbrëmjen në burg. Verrati është arrestuar nga policia franceze, pasi i ishte gjetur sasi më e madhe e alkoolit në gjak sesa që lejohet me ligj.
Mesfushori i PSG-së ishte duke ngarë makinën në mëngjesin e së mërkurës, teksa po kthehej nga një festë që kishte kaluar me shokët e tij, shkruan gazeta L’Equipe, transmeton KP.
Verrati është mbajtur në polici përgjatë tërë natës para se të lirohej në mëngjes. Ende as lojtari e as PSG nuk kanë dalë me një reagim në lidhje me rastin në fjalë. (b.an)