Katër vendet e Ballkanit: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania do t’i propozojnë FIFA-s bashkëorganizimin e Kupës së Botës për vitin 2030. Ideja u propozua gjatë një takimi në Varna së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Megjithëse gara për vitin 2030 ende nuk është hapur zyrtarisht, katërshja e Ballkanit do të përballet me kundërshtarë të fortë. Bëhet fjalë për liderë të futbollit që kanë bashkuar “forcat” si: Argjentina, Paraguaji dhe Uruguai. Studime për një propozim të mundshëm ka pasur edhe nga federata irlandeze e cila ka njoftuar se mund të bashkohet me Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën Veriore. Një propozim i përbashkët mund të vijë edhe nga Algjeria, Tunizia dhe Maroku.
ma.me